Sporti

Rijeka vendos çmimin 3 milionë euro për kartonin e Bekim Balës

bDo të duhen 3 milionë euro për të marrë Bekim Balën. Ky është vlerësimi i klubit kroat të Rijekës për sulmuesin shqiptar, i cili ka admirues në Rusi dhe Turqi. Shënuesi i shtatë golave gjatë fazës së parë të kampionatit kroat, mund të kalojë në një ekip edhe më të rëndësishëm, veçse nuk do të jetë e lehtë.

Rijeka e quan Balën si një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit dhe nuk dëshiron ta humbasë gjatë këtij edicioni ku synon të fitojë titullin kampion, duke qenë vetëm 2 pikë pas kryesueses Dinamo e Zagrebit.
Bala shënoi gol edhe gjatë fazës përgatitore që ekipi po zhvillon në Lindjen e Mesme, në një përballje ndaj skuadrës FC Dubai.
Në këtë ndeshje u paraqit shumë mirë edhe Odise Roshi. Mesfushori i kombëtares shqiptare ishte krijues i dy golave duke shërbyer topat për shënuesit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button