Home / Arte / Libri / Sekretet e një jete

Sekretet e një jete

Gi Dë Mopasan

“Oh Matildë e dashur! Po gjerdani im ka qenë i rremë. Ai nuk vlente më shumë se pesëqind franga!”. Kush e ka lexuar tregimin “Gjerdani” shkruar nga Gi Dë Mopasan, ka përfytyruar portretin e Matildë ndërsa zonja Forestije i thotë këtë fjali. Gruaja e thjeshtë e një nëpunësi do t’i ndryshonte e gjithë jeta nga pjesëmarrja në një ballo, pasi humbi gjerdanin me perla të huajtur te mikesha e saj, zonja Forestije. Është i hidhur leksioni që na jep fati i trishtë i kësaj gruaje, i cili hap siparin e një galerie historish të shkruara me finesën e një mjeshtri, në përmbledhjen me tregime dhe novela të Mopasan, një prej autorëve më të rëndësishëm të shekullit XX, shqipëruar nga Gjergj Zheji. Ndryshe nga autorë të tjerë të kohës, Mopasan ka ardhur herët në gjuhën shqipe. Kohë pas kohe janë botuar romanet e tij kryesore si dhe disa përmbledhje me tregime dhe novela. Nëse do të kuptosh jetën, duhet të lexosh Mopasan. Kjo është një këshillë që një lexues i mirë e jep shpesh, ndërsa e pyesin për librat që duhen lexuar. Historitë që ai tregon duken të thjeshta. Janë personazhe që do të jenë gjithnjë me ty nëse i ke takuar njëherë, ashtu si zonja Matildë, e cila vjen si një këshillë për besimin. Ka pasur një tjetër fat në takimin mes Mopasan me lexuesin shqiptar dhe kjo ka të bëjë me përkthyesit e tij. I lindur në Normandi më 5 gusht 1850, ai vinte nga një familje aristokrate në gjak. E ëma, Lora, ishte një njohëse e mirë e letërsisë dhe adhuruese e “Zonjës Bovari”. Pas divorcit të prindërve bashkë me të ëmën dhe të vëllain, ata vendosen në një Etret, qytet bregdetar normand që siç do ta shkruajë më pas Mopasani, kishte përpara një det të hirtë e të ftohtë verior, i cili fshikullohej vazhdimisht nga shirat dhe kutërbonte një erë të rëndë peshku, që nuk të ndahej kudo që ndodheshe. Pas përfundimit të Liceut ai nis studimet në Fakultetin Juridik të Kanës, po në korrik të atij viti plasi lufta franko-prusiane dhe ai u thirr ushtar. Pas përfundimit të luftës për shkak të krizës ekonomike, iu desh të ndërpriste studimet. Në këtë kohë takohet me Floberin, i cili do të bëhet dhe mësuesi i tij shpirtëror. Takimet me Floberin do ta bënin Mopasan të kuptonte se ishte letërsia ajo çfarë donte më shumë. “Letërsia kërkon punë e vetëm punë. Që nga ora pesë e mbrëmjes e deri në ora dhjetë të ditës”, i thoshte Floberi, “tërë kohën tuaj duhet t’ia kushtoni muzës”. Këshillat e Floberit nuk shkuan dëm. Për gjashtë vjet me radhë shkroi poezi, novela dhe një dramë. Gi Dë Mopasan është një nga autorët që diti ta fshihte jetën e tij private, aq sa dhe sot biografia e tij fillon e mbaron me librat që ka shkruar. Ai punonte çdo ditë prej orës shtatë deri në ora dymbëdhjetë, duke arritur të shkruante jo më pak se gjashtë faqe në ditë. Në mbrëmje para se të flinte e kishte zakon të mbante shënime të gjitha ato që i kishin bërë përshtypje gjatë ditës. Biografët kanë llogaritur se deri më 1885 ai kishte arritur të shkruante 15000 fletë tipografike, duke ia kaluar kështu edhe Balzakut. Më 1881, ai botoi përmbledhjen me tregime “Shtëpia Telje”. Më 1882 përmbledhjen tjetër “Zonjusha Fifi”. Më 1883 “Tregimet e shapkës” dhe romanin “Një jetë” që e radhiti krahas shkrimtarëve më të mirë francezë të kohës… Numri i librave nga viti në vit rritej, bashkë me famën e Mopasan. Por dhe pse i përkushtuar ndaj shkrimit, atij i pëlqente të ishte dhe pjesë e jetës mondane të kohës. Zbrazëtia e kësaj lloj jete do të gjente përshkrim në librat e tij. Raporti me shkrimin, do ta tërhiqte çdo ditë e më tepër shkrimtarin drejt vetmisë, aq sa një ditë ai kishte frikë se do të çmendej. Një frikë do ta pushtonte dalëngadalë duke e bërë të pafuqishëm për të drejtuar veten. Romanet “E fortë si vdekja” dhe “Zemra jonë” i ka punuar nën këtë ankth. Prej këtij momenti veprimtaria e tij erdhi gjithnjë e duke u shuar. Me vitin 1891 ai i thotë një mikut të tij poet: “Ja këtu janë 50 faqet e romanit tim “Anxhëles”. Kam një vit të tërë që nuk po shkruaj dot më as edhe një faqe tjetër. Nëse nuk do të jem në gjendje ta mbaroj, brenda tre muajve do të vras veten”. Pak nga pak Mopasan nisi të shfaqë shenja të një çekuilibri që binte në sy. Kohë më pas shkrimtari do të tentonte disa herë të vriste veten, derisa të afërmit e shtruan në një spital psikiatrik. Në fillim të gjithë mendonin se ai do t’ia dilte të rikthehej sërish si më parë, por ai nuk erdhi më kurrë në vete derisa vdiq më 6 korrik 1893 në moshën 43-vjeçare. Është i trishtë fundi i një shkrimtari si Mopasan, një fund që sipas shumë kritikëve ndihet në tregimet që ai ka shkruar. Një vëzhgues i hollë i jetës njerëzore, Mopasan kalonte me përshkrimet e tij dhe fijet e holla me të cilën shpesh fshehim të vërtetat. Personazhet e tij vijnë si portrete të plota, duke të treguar dhe sekretet më të vogla, si në një pasqyrë. Janë të pafundme rrëfimet e tij mbi dashurinë, duke besuar vetëm në një shprehje se “nëse ka një gjë të mirë në jetë ajo është dashuria”. Duket sikur Mopasan ia ka dhënë gjithë shkëlqimin e brendshëm personazheve që krijoi, duke jetuar çdo jetë të tyren. Për jetën e shkrimtarit, dashuritë e tij dihet shumë pak. Ai e mori jetën e tij dhe e shndërroi në dhjetëra histori librash, i bindur se vetëm në libra ajo do të ishte e përjetshme.
në italisht, 6 në anglisht, 2 në gjermanisht, 1 në holandisht, 3 në spanjisht, 32 në shqip. Burimet janë tri: a) botimet dhe ribotimet e reja në gjuhët “e pushtuara” më parë; b) botimet dhe ribotimet e mëparshme, të cilët, nuk kishim mundur t’i njëjtësonin deri atëherë; c) botimet në gjuhë të tjera, “të pushtuara” rishtas.

Leave a Reply

%d bloggers like this: