Teknologji

“Shkundje” në Twitter

Ndryshime në drejtimin e rrjetit social Twitter, pas problemeve me rritjen e numrit të përdoruesve dhe pakënaqësive të investitorëve.

Pas thashethemeve të minutës së fundit, Jack Dorsey, administratori i shoqërisë, ka postuar në Twitter për të sqaruar gjithçka. Dorsey sqaron se “kanë zgjedhur të largohen nga kompania” dretori i programimit dhe projektimit, Kevin Weil, drejtori i inxhinierisë Alex Roetter, shefi i burimeve njerëzore, Brian Schipper dhe përgjegjësja për marrëdhëniet me mediat, Katie Jacobs Stanton.

Këtyre u shtohet dhe Jason Toff, shefi i shërbimeve të videove “Vine”në pronësi të Twitter, i cili ka bërë të ditur kalimin e tij në Google, ku do të merret me realiteti virtual.

Për zëvendësimin e tyre, thtoë Dorsey, për momentin do të jetë chief operating officer i Twitter, Adam Bain, chief tehcnology officer Adam Messinger. Por ai nuk përmend largimin e Toff nga Vine.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button