Home / Kronika / Sociale / Të dëmtuar nga përmbytja; Lushnje, solidaritet me familjen Jançaraj

Të dëmtuar nga përmbytja; Lushnje, solidaritet me familjen Jançaraj

20 ditë pas përmbytjeve në Lushnje, familjet që pësuan dëme po vuajnë pasojat e rënda. Veçanërisht një prej familjeve që u dëmtua më rëndë për shkak se ujërat shkuan deri në katin e dytë të banesës duke izoluar 20 persona brenda saj.

Sot, familja Jançaraj është në situatë të vështirë për shkak se asgjë nuk iu mbeti pas vërshimit të ujërave në banesën dhe tokën e tyre.

Në ditët pas përmbytjeve emergjencat civile i kanë ndihmuar me pak ushqime dhe batanije, shumë pak për nevojat emergjente që ata kanë.

Pasi Top Channel solli historinë e kësaj familjeje kanë ardhur edhe reagimet nga disa organizata të cilat kanë mbledhur ndihma.

Leave a Reply

%d bloggers like this: