Home / Sporti / “Tërmet” i ri në skuadrat italiane, hetime të gjera për 64 emra të futbollit

“Tërmet” i ri në skuadrat italiane, hetime të gjera për 64 emra të futbollit

Futbolli italian është përfshirë në një tjetër rreth vicioz që lidhet me korrupsionit.

Prokuroria e Napolit i ka kërkuar Guardia di Finanza që të nisë hetimet për 64 emra, mes të cilëve drejtues klubesh të Serisë A dhe B, trajnerë, lojtarë dhe prokuratorë.

Mes emrave të përfshirë në hetim janë Adriano Galliani, administrator i deleguar i Milanit, Claudio Lotito, president i Lacios, Jean Claude Blanc, ish-drejtues i Juventusit dhe Alessandro Moggi, prokurator, djali i Luciano Moggi-t.

Në listën e emrave të përfshirë janë plot 17 futbollistë, mes të cilëve nuk mungojnë emra të njohur që e kanë lënë futbollin, por edhe të futbollit aktual. Mes tyre janë Hernan Crespo, Ezequel Lavezzi, Diego Milito, Ciro Imobile, Marek Jankulovski dhe Antonio Nocerion.

Të akuzuarit dyshohen nga autoritetet italiane se u janë shmangur detyrimeve tatimore. Sipas hetuesve italianë, ekzistonte një sistem i mirëfilltë i evazionit fiskal ku janë të përfshira të paktën 35 klube mes Serisë A dhe B, të cilat u janë shmangur detyrimeve tatimore ndër vite kryesisht në shit-blerjen e lojtarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.