Home / Kronika / Sociale / Shkumbini “mbledh” plastikën, shumica shkon në det

Shkumbini “mbledh” plastikën, shumica shkon në det

Nëse udhëton prej Prrenjasit e deri në Peqin, në një prej akseve kryesore kombëtare, mbeturinat janë e vetmja pamje me të cilën përballesh dhe është pamja më e shëmtuar e mundshme.

Këtë vit prurjet e lumit Shkumbin ishin më të mëdha, çka bëri që i gjithë bregu të përfshihej nga qeset plastike. Ndërsa pemët tashmë janë të mbuluara deri në majat e tyre. Ambientalisti Ahmet Mehmeti thotë se një gjendje e tillë është pasojë e neglizhencës dhe tashmë nuk mund të bëhet asgjë për ta pastruar gjithë këtë territor.

“Nuk po merren masat e duhura për izolimin e mbetjeve në fushat e grumbullimit të plehrave. Sa herë kemi vërshime të lumenjve del në pah ndotja e jashtëzakonshme. Të parët që ndoten janë ujërat e përrenjve, lumenjve,deri në det, të liqeneve, herë pas here shohim që ndotja ka pasojat e veta, helmet,  të gjitha këto shpërndahen në tokë, prej andej në ushqime dhe dëmet vijnë pa u dukur po me pasoja të rënda”, thotë Ahmet Mehmeti, ambientalist.

Qindra metër kub mbeturina janë depozituar përgjatë shtratit të lumit, por dhjetrafish më shumë kanë përfunduar në det.

Akoma më e rëndë sipas specialistëve është ndotja e padukshme, ajo që ka përfshirë ujin dhe tokën.

Leave a Reply

Your email address will not be published.