Home / Kronika / “Do t’ia besoja dhe jetën time komandos shqiptar”

“Do t’ia besoja dhe jetën time komandos shqiptar”

aAmerikani Trost takon Aleksandër Pecin 4 vite pas tmerrit në Afganistan.

Tregimi i Trostit mund të jetë i njohur për qytetarët e Blount Countyt, vendlindja e tij. Ai i ishte nënshtruar një trajtimi mjekësor, kur në vitin 2012, ai, së bashku me ushtarët e tjerë të stacionuar në Afganistan, kishin rënë në pritë të Policisë Kombëtare Afgane. Në këtë sulm të afganëve, Trost humbi gjysmën e dorës së tij të djathtë, që e la me lëndime të mëdha në ekstremitetet e poshtme. Atij iu deshën rreth tre muaj trajtim në spitalet ushtarake para se të mund të kthehej në shtëpi, në Blount County.

Që nga atëherë ai është nderuar me çmimet “Purple Heart” dhe “Bronze Star”, ndërsa është nderuar edhe nga presidenti Barack Obama.

Por, afër katër vjet që nga aksidenti, Trost ende nuk e kishte parë mikun e tij Pecin, ushtarin shqiptar me të cilin kishin ndarë së bashku një post ushtarak dhe një përvojë që i ka ndryshuar jetën. “Duke e parë atë tani… është si një mrekulli. Kjo është një lidhje që krijohet tek ushtarët kur ata janë në një situatë të tillë së bashku. Mbështeteni te njëri-tjetri, edhe nëse nuk e flisni të njëjtën gjuhë”, është shprehur Trost

Trost, një ish-anëtar i Njësisë 489 të Ushtrisë Rezervë jashtë Knoxvillet, kujtoi ditën e sulmit që ishte afër t’i merrte jetën derisa priste aeroplanin e Pecit që të vinte të hënën.

aaaI stacionuar në një bazë në anën lindore të Afganistanit përgjatë kufitit me Pakistanin -një bazë që ishte edhe shtëpia e një njësie të vogël ushtarake shqiptare-Trost tha se ai dhe ushtarët e tjerë ishin në misionin e ashtuquajtur të “punëve civile” më 20 shkurt 2012, për t’u takuar me zyrtarët e shkollave dhe udhëheqësit fetarë në fshatrat e asaj zone.

.Trost ka treguar se ai, Peci dhe një oficer tjetër shqiptar po qëndronin jashtë automjeteve të tyre, duke biseduar në fshatin e vogël të Robatit, kur kishin dëgjuar breshëri të shtënash me armë.

“E shtëna e parë erdhi drejt meje dhe më goditi në mes të dorës ”, ka thënë Trost, duke mbajtur dorën e djathtë tani në mungesë të gishtit tregues, dhe një gisht tjetër. Edhe pse mori lëndime të rënda dhe ishte i tëri i gjakosur, Trost tregon se automjete të tjera të armatosura nga prapa nuk ndalnin të shtënat, duke e goditur atë përsëri në kofshë dhe në të dy këmbët.

Plumbat kishin goditur edhe oficerin tjetër shqiptar duke e lënë të vdekur, ndërsa Trost dhe Peci, pavarësisht lëndimeve të rënda, kishin adrenalinë të mjaftueshme për t’u strehuar. “Vrapuam aq shpejt sa mundnim, por u lodhëm para se të mund të arrinim tek caku. Pastaj të shtrirë përtokë shikonim njëri-tjetrin. Ai ishte goditur vetë dhe më pyeste mua ‘a je mirë?’”.

Kur Peci më në fund arriti në aeroportin e ”McGhee Tyson”, rreth orës 20:00, një djalosh i pashëm në të tridhjetat i tregoi se atij iu deshën rreth katër muaj që shërohej nga plagët.

Fytyra e tij ende ka një shenjë me ngjyrë kafe nën syrin e tij të majtë, vendi ku plumbi i mitralozit e kishte goditur, duke kaluar nëpër fytyrën e tij dhe duke dalë në anën e djathtë të pjesës së poshtme të nofullës.

aaPeci u shpreh se “është shumë i lumtur që takon përsëri Michaelin”.

“Ishte një situatë vërtet e keqe, kur ishin së bashku herën e fundit, pasi të dy ishin shumë rëndë të plagosur”, ka thënë Peci. Peci ka treguar se ka kaluar edhe shtatë muaj të tjerë me shërbim në Afganistan pas rikuperimit nga lëndimet.

Tani me disa përfitime ushtarake në dispozicion nga qeveria, ai jeton së bashku me gruan dhe dy vajzat e tij në Shqipëri, por është duke e shqyrtuar mundësinë që të zhvendoset në SHBA.

Trost, nga ana e tij ka thënë se do ta ndihmojë në çdo mënyrë që mundet Pecin, pasi e konsideron më tepër se vëlla, të cilit do t’i besonte edhe jetën. “Ai është dikush që e konsideroj më tepër se vëlla. Do t’ia besoja atij edhe jetën”, është shprehur Trost.

One comment

  1. Prekese pa mase si histori 🙁

Leave a Reply

%d bloggers like this: