Politika

Përfundon takimi i përjavshëm Rama-Meta

aaaTakimi i përjavshëm mes kryeministrit Edi Rama dhe kryeparlamentarit Ilir Meta përfundoi pak çaste më parë. Dy krerët e koalicionit të majtë qeverisës u takuan për rreth një orë e gjysëm në kryesinë e Kuvendit, ku mendohet se temat e diskutimit të bisedës kanë qenë çështjet e aktualitetit politik, reforma në drejtësi, reforma zgjedhore dhe punimet e seancës së radhës së parlamentit.

Një ditë më parë një tryezë e zgjeruar për çështjet e reformës zgjedhore, e organizuar nga Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë, mblodhi së bashku drejtuesit e lartë të maxhorancës politike në vend, por dhe të partive të opozitës.

Ndërsa të gjitha palët shprehën nevojën e konsensusit për këtë reformë të rëndësishme, krerët e partive u ndalën tek pikat e veçanta ku duhet përqëndruar fokusi i këtij procesi, depolitizimi i komisioneve zgjedhore, transparenca financiare e partive, pastrimi i politikës nga personat e inkriminuar, etj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button