Ekonomia

Blogu italian: Dhërmiu një ndër 10 plazhet më të mira në botë

aaaa
aaaaDhërmiu renditet ndër 10 plazhet që duhen vizituar, shkruan blogu italian Infoturismiamoci.com. Në një artikull të publikuar së fundmi me titullin “plazhet që ti nuk i harron dot më”, blogu i njohur italian Infoturismiamoci.com rendit 10 plazhet më të mira në botë, ndër të cilët edhe Dhërmiun, në rivierën shqiptare. “Rëra e bardhë, uji transparent, ku thellësia nis menjëherë, e mbrapa shumë gjelbërim. Kjo është Drimadha, në Dhërmi”, shkruan blogu italian. Sipas Infoturismiamoci.com, plazhe si ai i Drimadhes e bëjnë Shqipërinë absolutisht të përsosur për t’u vizituar.
Më tej, shkruan Infoturismiamoci.com, për cilindo që ka ende dyshime, atje mundësia e zgjedhjes është e pafund, çmimet janë vërtetë të mira. Dhërmiu është fshati i dytë i krahinës së Himarës. I vendosur buzë detit Jon dhe në shpatet e maleve, midis gjelbërimit të ullinjve dhe agrumeve të shumta, fshati ka një bukuri madhështore.

Dhërmiu është një vend ku gërshetohet tërheqja nga deti i kaltër dhe i pastër i Jonit më atë të ajrit të pastër dhe të shëndetshëm të maleve. Dhërmiu shtrihet në fund të një plazhi më tepër së pesë kilometra të gjatë, plazh i cili përfundon me një kodër, mbi të cilën ngrihet manastiri i Shën Theodhorit

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button