Home / Europa / Francë, dorëhiqet ministrja e Drejtësisë. Shkak, ndryshimet kushtetuese

Francë, dorëhiqet ministrja e Drejtësisë. Shkak, ndryshimet kushtetuese

Ministrja franceze e Drejtësisë, Christiane Taubira ka dhënë dorëheqjen nga detyra e saj, vetëm pak pasi parlamentarët të debatojnë mbi planet për t’u hequr shtetësinë franceze personave të dënuar për terrorizëm.

Taubira e ka bërë të ditur më herët se nuk bie dakord me propozimet kontroverse të kohëve të fundit, që vijnë kryesisht pas sulmeve terroriste të 13 nëntorit në Paris, ku mbetën të vdekur 130 persona.

“Ndonjëherë të qëndrosh më tej është sfiduese dhe kërkon sakrificë, por herë të tjera të rezistosh nënkupton më mirë të largohesh”, shkruan ajo në rrjetin social Tëitter.

Taubira, një prej të paktët politikanë të lartë me ngjyrë në Francë, është zëvendësuar nga Jean-Jacques Urvoas, i cili nga ana e tij është një mbështetës i flaktë i ndryshimeve kushtetuese.

E lindur në Guianën franceze (sot Guiana, ish-koloni e Francës), Taubira ka përjetuar shumë herë sulme raciste nga ekstremi i djathtë, gjatë periudhës që shërbente si ministre e Drejtësisë.

Ndërkohë, një komunikatë e publikuar nga “Elysee”-ja, pallati presidencial francez, bën të ditur se Presidenti Francois Hollande e ka pranuar vendimin për t’u dorëhequr të ministres së tij të Drejtësisë.

“Palët kanë rënë dakord mbi nevojën për t’i dhënë fund rolit të saj, në një kohë kur debati mbi rishikimin e Kushtetutës pritet të nisë, duke nisur nga sot, në Asamblenë Kombëtare”, lexohej në deklaratën e Presidencës.

Presidenti Hollande ka lavdëruar, gjithsesi, rolin e saj në avancimin më tej të ligjeve mbi martesat e homoseksualëve.

Muajin e kaluar, ministrja e Drejtësisë bëri të ditur “neverinë” e saj mbi planin për t’u hequr shtetësinë franceze personave me dy kombësi, duke u justifikuar se “kjo masë nuk do të ndihmojë aspak në luftën kundër terrorizmit, sidoqoftë”.

Gjithsesi, ajo u shfaq pranë kryeministrit Manuel Valls, kur ai njoftoi këto propozime. Valls e ka përshkruar reformën si një “akt të fortë simbolik, kundër atyre që e kanë vetpërjashtuar veten nga komuniteti francez”.

Leave a Reply

%d bloggers like this: