Kronika

Bashkia Tiranë i akordon titullin “Qytetar Nderi” Papa Françeskut

Në kuadër të vizitës së Papa Françeskut në Shqipëri, në shtator 2014, në një mbledhje të veçantë Këshilli Bashkiak i Tiranës vendosi akordimin e fondit prej 332,786,906 lekë për ndërhyrjen dhe rivitalizimin e sheshit “Nënë Tereza” si dhe dhënien e titullit “Qytetar Nderi” i Tiranës, Atit të Shenjtë.

Keshilli-Bashkiak1

Për herë të parë, në mbledhjen e mbajtur jashtë radhe, anëtarët e Këshillit Bashkiak miratuan në unanimitet dy projekt-vendimet. Investimi në shesh bëhet edhe më i domosdoshëm dhe emergjent në kuadër të vizitës së Papës në Shqipëri, ku në sheshin “Nënë Tereza” do mbahet dhe mesha e shenjtë.

Ky investim po realizohet në kushtet e një nevoje ekstreme, si rezultat i rëndësisë së këtij evenimenti, ndikimit social dhe kulturor që ka kjo vizitë për komunitetin e qytetit të Tiranës dhe më gjerë, si dhe afatit të venë në dispozicion deri në vizitën e Papa Françeskut, kjo dhe bazuar në Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 440 datë 02.07.2014 , në bazë të të cilit është krijuar Komisioni Shtetëror, që do të bashkërendojë punën për organizimin e aktiviteteve lidhur me këtë eveniment.

Gjithashtu, në mbledhje u mor edhe vendimi për dhënien e titullit “Qytetar Nderi” i Tiranës Papa Françesku, Papa i 266-të i Kishës Katolike me motivacionin:
“Në nderim të veprimtarisë dhe përkushtimit që ka dëshmuar çdo ditë, për të respektuar dhe inkurajuar njerëzit e thjeshtë, pa ndasi fetare apo status social, nëpërmjet shembullit të jetës së tij dhe veprave në krye të Selisë së Shenjtë, si dhe përzgjedhjen për të vizituar dhe bekuar si kryeqytetin e parë të Europës, pikërisht Tiranën, kryeqytetin e Shqipërisë, simbol i bashkëjetesës fetare , i një populli besimplotë dhe mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Selia e Shenjtë.”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button