Home / Arte / Muzike / Gent Rushi, sjell xhaz në Teatrin e Metropolit

Gent Rushi, sjell xhaz në Teatrin e Metropolit

Koncerti 

Për herë të parë më 28 janar, ora 19.00 në sallën “Shekspir” të Teatrit Metropol do të ngjitet një koncert xhaz. Koncerti do të përfshijë një program me muzikë standarde xhaz dhe pjesë të  riaranxhuara shqiptare. Pjesë kryesore të koncertit do të jetë kuarteti i xhazit me të cilin artisti Gent Rushi performon prej shumë vitesh. “Ky koncert është në radhën e projekteve të mia, në bashkëpunim me artistë, miq të mitë. Vetëm se këtë radhë ne vendosëm që të bënim diçka më të madhe për ne sikurse dhe të krijonim hapësira dhe për muzikantë më të rinj”, thotë muzikanti Gent Rushi. Sipas tij, gjysma e stafit janë artistë të rinj dhe pjesa tjetër me eksperienca të ndryshme.

“Ideja e këtij projekti është e thjeshtë. Të prezantojmë muzikë të mirë, pa pretendimin për të parë majtas apo djathtas apo çfarë do të vijë më vonë. Ky është një koncert, i cili unë nuk dua të ngelet këtu. Pas tij, synoj koncerte të tjera dhe pjesëmarrje në evente të ndryshme, festivale, regjistrime etj”, thotë Genti. Grupi ka përbërje saks, piano, bas, trombë dhe trombone. Gjithashtu, do të këndohet live nga Kamela Islamaj. Koncerti do të zgjasë rreth 1 orë e 30 min.

Leave a Reply

%d bloggers like this: