Bota

Rrëzohen dy avionë luftarakë në Ukrainën lindore

Dy avionë luftarakë ukrainas u qëlluan dhe u rrëzuan të mërkurën në Ukrainën Lindore, ndërsa luftimet u intensifikuan në të njëjtin rajon ku u rrëzua javën e kaluar avioni malajzian i pasagjerëve, me 298 vetë në bord.

aeroplan

Nuk dihen me saktësi hollësitë, por forcat rebele morën përgjegjësinë për rrëzimin e avionëve. Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës tha se avionët luftarakë mendohet të jenë lëshuar të fluturojnë pranë kufirit me Rusinë, ndërsa operacionet luftarake kundër separatistëve pro-rusë përparuan në atë rajon.

Në qytetin pranë  Donetsk, një zëdhënës i OSBE-së tha se hetuesit që janë duke zhvilluar hetime lidhur me rrëzimin e avionit civil javën e kaluar kanë gjetur ato që duken të jenë shenja vrimash në trupin e avionit.

Zëdhënsi Michael Bociurkiw po ashtu tha se në vendin ku u rrëzua avioni gjenden ende pjesë trupash, edhe pse rebelët thonë se të gjtiha trupat e 298 viktimave i janë dorëzuar ekspertëve perëndimorë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button