Arte

Kadare i habitur me festimet për ditëlindjen e tij

aaaaaIsmail Kadare ka mbushur dje 80 vjeç.

Me këtë rast, në Shqipëri janë organizuar festime të shumta, ndërsa urimet për të kanë qenë të panumërta. Vetë Kadare iu është shmangur festimeve. Ai madje ka thënë se është habitur me këto festime, pasi sipas Kadaresë, vetëm pak ditë më parë, askush nuk u kujtua për ditëlindjen e Gjergj Kastriotit.

“Ka miq të mitë që nuk kënaqen me asgjë, se thonë se duhej bërë më shumë. Por jo, nuk jam dakord. Është bërë shumë për mua, madje edhe ndjeva një lloj habie. Vetëm pak ditë më parë ishte përvjetori i vdekjes së Skënderbeut, në datën 17 janar. Vetëm ditën e vdekjes i njohim atij. Por vetëm ndonjë gazetë e kujtoi. Kjo nuk duhet të ndodhë, është turp”, ka thënë në një telefonatë nga Parisi për Panorama, Kadare.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button