Home / Politika / “Blushi një populist!”

“Blushi një populist!”

Deputeti socialist, Erion Braçe reagon ndaj Ben Blushit, duke theksuar se deklaratat e tij janë populizëm. Në një reagim në rrjet, Braçe shkruan se shuma reforma kanë dhënë suksesin e tyre, siç është ajo në fushën e energjisë.

Reagimi:

Kjo nuk është e majtë; ky është populizëm dhe ky e vret të majtën!! Çmimi i sheshtë dhe çmimi progresiv???????? ku ndodh kjo?

Unë e kuptoj që në këtë vend, ka njerëz që e kanë të vështirë të paguajnë faturat e mallrave e shërbimeve, energjisë elektrike së pari.

Por, ti thuash këtyre njerëzve se: Reforma në energji nuk ka përmirësuar financat e OSHEE (mblidheshin 36 miliard lekë dhe mblidhen 64 miliardë lekë); Reforma ne energji ka vendosur një çmim të sheshtë energjie, të njëjtë si për atë që është milioner si për atë qe është i varfër; është tërësisht amorale, është tërësisht populizëm, nuk ka logjikë as ekonomike, as tregu, nuk ka pikën e lidhjes me të majtën, vret të majtën!!

Ne kemi subvencionuar çmimin e energjisë për të varfrit, një më një!! Deri me sot kudo kam lexuar per tatim progresiv, jo për çmim progresiv.

Ky është zhvillim i ri që përmbys çdo teori të sotme!! Do jetë më mirë? Po ja mendojeni: Kemi një kilogram domate, “çmimi i sheshtë” është 100 lekë; masa e re që propozohet bën që për të varfrit çmimi të jetë 50 leke, për milioneret 150 lekë!! Po si bëhet kjo?

Leave a Reply

%d bloggers like this: