Home / Teknologji / Telefoni ‘do të njohë’ fytyrat

Telefoni ‘do të njohë’ fytyrat

Në të ardhmen do të jenë vetë telefonët që do të njohin fytyrat, dhe jo një aplikacion i caktuar.

Sipas  Wall Street Journal, Google po punon mbi programin Movidius, një çip i specializuar, për të integruar teknologjinë e njohjes së pamjeve, përfshi edhe fytyrat, drejt për drejtë nga telefoni dhe është në nivelin ‘hard ware’ dhe jo ‘software’.

Teknologjia e njohjes së fytyrës, në veçanti, shfrytëzohet edhe nga Facebook, por është e vështirë në Europë.

Movidius ka bërë të ditur bashkëpunimin ad hoc, që do të sjellë në telefonat e të ardhmes të Google “deep learning”, që do të funksionojë falë teknologjisë së inteligjencës artificiale që stimulojnë trurin njerëzor.

Edhe sot Google e ka teknologjinë e njohjes së fytyrës, por vetëm për foto që ndodhen në telefon, janë shpërndarë online dhe duhet të kesh internet që të kryejë funksionin.

Por duke integruar teknologjinë në hard ware, smartphone mund të identifikojnë objektet në kohë reale dhe pa internet.

Leave a Reply

Your email address will not be published.