Home / Rajoni / Maqedonia / VMRO DPMNE, thirrje LSDM-së të kthehet në Kuvend

VMRO DPMNE, thirrje LSDM-së të kthehet në Kuvend

Deputetët e shumicës i bënë thirrje sërish deputetëve opozitarë të kthehen në Kuvend. Ata përshëndetën pjesëmarrjen aktuale vetëm të dy deputeteve opozitare Solza Gërçeva dhe  Lubica Buralieva, si dhe të Roza Karevskës, duke i cilësuar ato si shembull që duhen ndjekur. Silvana Boneva nga VMRO-ja theksoi se deputetët opozitarë duhet të respektojnë votën e elektoratit që i ka zgjedhur.

 “E përshëndes hapin e tyre të guximshëm dhe nuk i tradhtuan 284 mijë qytetarët të cilët votuan për listën në të cilën gjendeshin edhe ato, listën e deputetëve të kolegëve tani të opozitës për të cilët qytetarët besuan se do të punojnë në integrimin evropian të Maqedonisë, sepse ky është përcaktim i të gjitha partive politike”, tha Silvana Boneva, VMRO DPMNE.

Sipas Bonevës vendimi i opozitës për bojkot të institucioneve i shkon për shtati shteteve që nuk dëshirojnë integrimin e Maqedonisë, para së gjithash fqinjit jugor Greqisë.

 “Në vend që zbatojmë në vazhdimësi dhe pa shtyrje reformat e nevojshme për përmbushjen e kritereve për anëtarësim, sot pjesa më e madhe e opozitës është jashtë institucioneve dhe vazhdon ta nënçmojë shtetin e vet dhe i jep një arsye më shumë atyre vendeve, para së gjithash Greqisë, që nuk dëshirojnë që Maqedonia të bëhet pjesë e familjes së madhe evropiane; që të mos përmbush kriteret politike, dialogun politik”, deklaroi Silvana Boneva, VMRO DPMNE.

Pak kohë më parë, kur u tentua përmes takimit Grueski-Zaev për një marrëveshje të mundshme, krye-parlamentari Trajko Veljanoski vendosi të mos i konstatonte dorëheqjet e deputetëve opozitarë, të paktën edhe për dy muaj. Por deri tani, palët nuk lëshojnë pe’, dhe deputetët opozitarë mbeten ende jashtë kuvendit. Megjithë bojkotin, mësohet se deputetët kanë paraqitur xhirollogaritë bankare për të marrë pagat në vlerë prej 65 mijë denarësh.

[yop_poll id=”6″]

Leave a Reply

Your email address will not be published.