Rajoni

Sinani: Nuk ka Maqedoni pa shqiptarë, këtë e dinë të gjithë

Njohësi i proceseve politike në Maqedoni, profesori Arsim Sinani, ka thënë se Maqedonia nuk mund të ekzistojë si shtet pa shqiptarët.

sinani

“Kjo është një çështje që e dinë vetë maqedonasit e sotëm, e di edhe faktori ndërkombëtar, e di edhe faktori global politik”, është shprehur Sinani.

Ai ka thënë se partitë politike shqiptare, pas protestave në Shkup, e kanë humbur legjitimitetin në elektoratin shqiptar.

Sinani ka thënë se kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski është duke përdorur një doktrinë politike që ka për qëllim t;i lodhë shqiptarët, por ai ka bërë me dije se këtë betejë me shqiptarët e ka të humbur, shkrtuan Epoka e Re.

“Këtë do ta kuptojë atë ditë që do të jetë në opozitë dhe do ta shohë se sa gabim e ka pasur kur ka menduar se shqiptarët mund të gjunjëzojnë”, ka thënë Sinani.

[yop_poll id=”6″]

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button