Home / Parlamentare / Tom Doshi: Po arrestohen të pafajshëm prej tekave e xhelozive të ministrit (replikat e plota)

Tom Doshi: Po arrestohen të pafajshëm prej tekave e xhelozive të ministrit (replikat e plota)

Deputeti socialist, Tom Doshi, ka kritikuar sërish punën e policisë gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, ku u diskutua projektligji për Policinë e Shtetit.

doshi-e-tahiri

Deputeti socialist ka kritikuar ministrin e Brendshëm, duke u shprehur se “janë mbajtur në polici për 24 orë, njerëz për teka të Tahirit”, një fenomen që sipas tij ka ndodhur edhe me paraardhësin e Tahirit, ish-ministrin demokrat Flamur Noka. Në Komisionin e Ligjeve ishte i ftuar përfaqësuesi i Ministrisë së Brendshme Bilbil Mema. Kritikat e Doshit vijnë një ditë pas akuzave për emërimet në polici, ku ai u shpreh se kanë ikur tropojanët dhe kanë ardhur tepelenasit në krye të uniformave blu.

Debati në Komisionin e Ligjeve

Tom Doshi: Dua t’i bëj një pyetje zotit Mema për sa i përket masave për shmangien e rrezikut sa i përket jetës së qytetarëve. Dua të marr shembull rastin e bankierit Santo. Polici që ishte në krye të detyrës nuk kishte as radio me vete…

Fatmir Xhafaj: Ku është pyetja?

Tom DoshiMe këtë rast çfarë do bëhet? Dhe të lutem Fatmir prit se po flas. Iu drejtova zotit Mema jo juve…

Fatmir Xhafaj: Mbledhjen e drejtoj unë…

Tom Doshi: Ti e drejton por unë iu drejtova zotit Mema…

Fatmir Xhafaj: Mirë pra bëje pyetjen…

Tom Doshi: Pyetjen e bëra. Në rastin e zotit Santo polici s’kishte radio dhe nuk është në gjendje të mbroj as qytetarin as veten, si do bëhet, çfarë merr policia përsipër? Çfarë masash keni marrë ju me këtë nenin 101?

Bilbil Mema: Në këtë dispozitë të ligjit ne kërkojmë që t’i japim mundësinë dhe të drejtat punonjësit të policisë për të vepruar në raste rreziku. Deputeti ka të drejtë, natyrisht që polici sa do i përgatitur të jetë po nuk pati mjetet nuk mund të përgjigjet në kohën e duhur, por ne jemi të ndërgjegjshëm për gjendjen që jemi dhe kemi shumë mangësi. Dhe në rastin në fjalë mund të ketë ndikuar kjo mangësi për të vepruar në kohë për të kapur kriminelët.

Tom Doshi: Kam dhe një pyetje në lidhje me nenin 101. Shoku Fatmir tha se duhet të ishte ministri për t’u përgjigjur…

Fatmir Xhafaj: “Zoti Fatmir” të lutem…

Tom Doshi: Ne e kena “Shoku” se kështu thotë shoku Gramoz… Ne ministrin këtu nuk mund ta sjellim sepse është shumë i zënë, por meqë ka pasur 300 ditëshin e suksesit të tij sot, unë dua të bëj një pyetje: Përgjegjësia e kujt është që polici nuk kishte radio në rastin e vrasjes së biznesmenit Santo dhe nuk arritën dot postblloqet deri në Bubq atje në Fushë Krujë për t’i dalë përpara? Nga vjen kjo mburrje e Ministrit të Rendit që del e thotë se ka bërë namin?

Fatmir XhafajZoti Doshi, kjo nuk është për nenin 101…

Tom Doshi: Për këtë nen është, për të shmangur rrezikun. Më i përgatitur është një polic i policisë private se një i shtetit.

Fatmir Xhafaj: Kjo nuk është pyetje për zotin Mema, kur të vijë ministri pyete..

Tom Doshi: Ore, unë e pyes dhe ministrin, edhe kryeministrin, edhe ty e tërë ca janë këtu…

Bilbil Mema: Policia ka përgjegjësinë e vetë, në çdo vrasje, por sidomos edhe në këtë të fundit që ishte e bujshme. Çështja konkrete është nën hetim, policët që kanë qenë aty po ndiqen nga strukturat që ka policia nëse kanë vepruar konform rregullave ose jo.

Tom Doshi: O zotëri, pse nuk e thua që përgjegjësia është e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë që s’ka pajis policin me radio?! Kaq është. Unë njoh shumë policë dhe ka pas raste që u kam dhënë lekë edhe për benzinë se kishin mbetur në mes të rrugës. Si do më mbrojë mua ky polic në këtë gjendje?

Fatmir Xhafaj: Kalojmë te neni 102 se s’mund të rrimë pa fund…

Tom Doshi: Ti do rrish aq sa duhet me ndejt. Mos u mërzit…

Kemi raste që edhe në kohën kur ishin ne në opozitë por edhe sot arrestohen njerëz sipas dëshirës së ministrit. Kalon një me makinë në bulevard, kalon dhe ministri aty xhiro dhe thotë ndaloje atë makinën atje dhe merre dhe shoqëroje. Ka pas raste kur më kanë marr në telefon dhe po të doni u them dhe personin, është pronari i Mektrin, i cili ka dal dhe në gjyq se i është tek ministrit prej xhelozisë së tij se ka pas makinë të re dhe e ka fut dhe e ka mbajt 24 orë në polici. Tani në këtë rast ku zbatohen dispozitat e kodit të procedurës penale? Çfarë shpjegimi i jepni ju këtij neni? Si mund të arrestohet një person për tekat e tua?

Bilbil Mema: Kur flasim për shoqërim kemi parasysh një veprim fizik të policisë për të marr një person për ta shoqëruar, ndërsa ku flasim për arrestim kemi veprim procedural. Duhen dalluar këto sepse nuk janë njësoj…

Tom Doshi: Ne si deputet na merr populli për çdo problem. Ne kemi raste kur ndalohen njerëz se nuk kanë paguar siguracionin, merret dhe arrestohet dhe mbahet 24 orë në komisariat. Këtë nuk e ka asnjë vend i botës. Unë kam jetuar jashtë dhe se kam parë kurrë, dhe as makina nuk merret. Sot kemi 3000 makina në Rezervat e Shtetit, se i teket një polici apo shefit të komisariatit. Arrestohen njerëz që shkojnë për të shitur qumësht me motor të vogël. Duhet me dal dhe në gjyq, duhet të ndërhyj dhe unë si deputet për ta ndihmuar se s’ka mundësi të paguaj as avokatin. 500 mijë lekë bën avokati, 500 mijë bën dhe motori. A duhet ta ndajmë këtë punë, arrestohen apo shoqërohen???

Bilbil Mema: Mjetet bllokohen sipas rregullave të Kodit Rrugor.

Ndërhyn Ermonela Felaj: Të ndahet sekuestrimi nga bllokimi. Të hiqet sekuestrimi i mjeteve…

Leave a Reply

Your email address will not be published.