MuzikeSociale

Koncert bamirësie për fëmijët e sëmurë me kancer

Në kuadër të nismës “Një fije floku për më shumë buzëqeshje” të shtunën në Tiranë, u organizua një koncert bamirësie në ndihmë të fëmijëve të sëmurë me kancer.

Kjo është një fushatë e ndërmarrë nga studentët e vitit të 2-të master në Shkenca Komunikimi pranë Universitetit Bedër, me mbështetjen e organizatës “Fëmijët për fëmijët”.

KONCERT BAMIRESIE (5)Të ftuar në këtë aktivitet këngëtarët dhe artistët më të njohur të tregut shqiptar performuan muzikë të zgjedhur nga repertori i tyre, ku ndër emrat më të spikatur ishin Crossbones, Aurela Gaçe, Renis Gjoka, Eranda Libohova, Orgesa Zaimi, Rosela Gjylbegu, Sara Zoto, Ingrid Jushi, Isida Mollaymeri, Jetmir Banishta, Greta Radovani, Mateus Frroku, Alar Band, Kastriot Tusha, Ema Andrea, Era Rusi, Mirush Kabashi dhe shumë të tjerë.

Shitja e biletave me çmimin prej 1 000 lekësh të reja, bëri pjesë të kësaj nate të paharrueshme njerëz të artit, skenës por dhe publikun e gjerë.

KONCERT BAMIRESIE (1)Të ardhurat e mbledhura nga ky aktivitet do të shkojnë për të paguar kimioterapinë e fëmijëve të sëmurë me kancer. Fushata synon të nxisë zhvillimin e formave të ndryshme të kujdesit alternativ në interesin më të lartë të fëmijëve të sëmurë me kancer, nëpërmjet promovimit të kujdesit, si pjesë e kontributit të shoqërisë ndaj kësaj kategorie. e.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button