Home / Parlamentare / Kuvendi diskuton sot ndryshimet në ligjin e KLD-së

Kuvendi diskuton sot ndryshimet në ligjin e KLD-së

 Kuvendi mblidhet të enjten në seancë plenare ku pritet të diskutojë disa projektligje të rëndësishme.

Kryeministri-Edi-Rama-gjate-seances-plenare-ne-Kuvend-Foto-Albert-Myftaraj-525x350

Ndër pikat kryesore të rendit të ditës veçohen ndryshimet në ligjin “Për dëmshpërblimin e ish- të dënuarve politikë të regjimit komunist”; ratifikimi i marrëveshjes së kredisë për eksport ndërmjet qeverisë shqiptare dhe Unicredit Bank Austria AG për financimin e projektit të furnizimit me ujë të Peshkopisë, si dhe Kodi Doganor.
Pjesë e rëndësishme e punimeve të sotme të parlamentit janë dhe projektligjet që lidhen me reformën në drejtësi, si disa shtesa në Kodin Penal; ndryshimet në ligjin “Për funksionimin e KLD-së”, si dhe ndryshimet në ligjin “Për Shkollën e Magjistraturës”.
Po ashtu, Kuvendi voton sot dhe dekretin e Presidentit “Për kthimin e ligjit “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura “.
Deputetët e opozitës pritet të mos marrin pjesë në seancë sipas vendimit politik të marrë dy javë më parë, në shenjë proteste ndaj dhunës së ushtruar ndaj deputetit të PD-së Gent Strazimiri, nga ana e deputetëve socialistë Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu.

Leave a Reply

Your email address will not be published.