Kronika

Të plagosurit e Pogradecit, mjekët: 9 persona në gjendje kritike

aaaNëntë nga 23 personat e plagosur në ngjarjen e Pogradecit janë në gjendje kritike, me djegie të shkallës së tretë. Shefi i pavionit të djegive në QSUT, Gjergji Belba ka bërë të ditur edhe situatën aktuale.
“Dje janë paraqitur 23 pacientë, midis tyre 9 janë shtruar në terapinë intensive në gjendjen më të rëndë, 8 në pavion në gjendje të mesme, dhe gjashtë në gjendjen më të lehtësuar. Flasim për djegie të gradës së tretë kryesisht, janë të thella dhe që kanë prekur pjesë kritike, duar e fytyrë. Jemi duke bërë gjithë ekzaminimiet për momentin e kemi të stabilizuar 14-vjeçarin që është në gjendje më të rëndë”, ka bërë të ditur Belba.
Për momentin thonë mjekët, nuk është i mundur transferimi jashtë shtetit për asnjë prej pacientëve. “Nuk është e mundur transferimi i tyre jashtë shtetit pasi duhet të stabilizohen njëherë. Ne jemi në vazhdimësi të mjekimit. Njëri është më i ri, të tjerët janë të moshës 25-45 vjeç”, thotë mjeku Belba.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button