Arte

Ermal Meta 37-vjeçari nga Fieri në Sanremo

bbbbbErmal Meta quhet artisti shqiptar, të cilin do ta shohim këtë vit në konkurim krah emrave më të njohur të muzikës italianë, pjesëmarrës në festivalin e “Sanremo-s”

37-vjeçari i lindur në Fier, por i emigruar prej vitesh e me nënshtetësi italiane, është përzgjedhur si një nga 8 finalistët e kategorisë së të rinjve të cilët do të garojnë në festën tradicionale të muzikës italiane.
Pasi ka shkruar këngë për artistë të njohur si Emma Marrone, Francesco Renga, Patty Pravo, Chiara, Marco Mengoni, Giusy Ferreri, tashmë Ermal Meta ka vendosur të dalë në skenë si kantautor.
“Odio le favole – I urrej përrallat” është balada pop-rock, me të cilën shqiptari Ermal Meta do të prezantohet në skenën e Sanremos, festivali që do të mbahet nga data 9 deri më 13 shkurt.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button