Arte

“Vende magjike nga legjendat, mitet dhe përrallat e vendit tim”, prezantohen pikturat e fëmijëve në Sofje

 “Vende magjike nga legjendat, mitet dhe përrallat e vendit tim” eshte konkursi i organizuar nga Qëndra Rajonale për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale në Evropën Jug-Lindore e Unesco-s në Sofje, qe fton të marrin pjesë të gjithë fëmijët e moshës 8 deri ne 14 vjeç, të cilët do të kenë mundësi të konkurojnë me njëri tjetrin me piktura të realizuara nga ata vetë ata.

Konkursi ka si qëllim të provokojë pjesëmarrësit përmes vizatimeve amatore të shprehin vizionin e tyre për trashëgiminë kulturore jomateriale, si dhe të shprehin qëndrimin e tyre ndaj traditave të trashëguara me një vështrim tek e tashmja dhe e ardhmja.

Një juri e specializuar do të vlerësojë të gjitha punët

artistike të dërguara nga vëndet anëtare të Qëndrës Rajonale të Sofies deri në datën 31 gusht dhe nga çdo vënd pjesmarrës, do të përzgjidhen vetëm 3 piktura, sipas kriterit që “çdo pjesëmarrës mund të dorëzojë vetëm 1 pikturë, aquarelle, pastel, lapsa me ngjyra, si edhe me teknika të miksuara dhe madhësia maksimale e imazhit nuk duhet të jetë më shumë se A3”.

Pasi juria të ketë kryer punën e saj, emrat e fituesve do të shpallen në websit-in e Qendrës Rajonale të Sofies: http://unesco-centerbg.org/

Me dëshirën e tyre pjesëmarrësit i japin Qendrës Rajonale të Sofies të drejtën e prezantimit të punëve të tyre në një ekspozitë të lëvizshme në vendet e rajonit pa të drejtë fitimi , në mënyrë që të zbatohen edhe idetë e Konventës së vitit 2003.

Qëndra njofton se punimet mund te dërgohen në adresën:

Regional Centre for the Safeguarding of the Intangible Cultural Heritage in South-Eastern Europe under the auspices of UNESCO
zh.k. “Iztok”
7, “Lachezar Stanchev” Street
SOFIA 1797
BULGARIA.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button