Home / Teknologji / Galaxy S7 do të prezantohet më 21 shkurt

Galaxy S7 do të prezantohet më 21 shkurt

Vetëm disa ditë pasi fotot e pajisjes së re të Samsung u shpërndanë gjërësisht në mediat online, kompania koreano-jugore ka njoftuar zyrtarisht datën kur do të prezantohet telefoni i ri.

Në një video 14-sekondëshe në kanalin e tyre zyrtar në YouTube e të titulluar “#TheNextGalaxy” shfaqet një kuti që pritet të hapet më 21 shkurt 2016. Në përshkrimin e vodeos shkruhet: Bëhuni gati të mendoni sërish se çfarë një telefon mund të bëj.

Ashtu siç ka ngjarë edhe në të kalurën, eventi i Samsung do të mbahet fundjavën përpara Kongresit Botëror të Celularëve që këtë vit do të jetë në Barcelonë.

Siç kanë raportuar faqet e specializuara të teknologjisë, Galaxy S7 do të ketë një ekran prëj 5.1-inç, ndërsa S7 Edge 5.5-inç ekran, e njëjta madhësi sa ekrani i iPhone 6 Plus.

Rezolucioni i S7 do të jetë 2560×1440 piksel, 12MP kamerë kryesore, 5MP kamera përpara, 4GB RAM dhe 64GB memorie.

Leave a Reply

Your email address will not be published.