Home / Teknologji / Snapchat, tani mund t’i gjeni miqtë më lehtë

Snapchat, tani mund t’i gjeni miqtë më lehtë

Për të gjithë përdoruesit e Snapchatit, ja ku vjen një lajm i mirë. Nëse deri më tani jeni bezdisur nga procedura jo shumë e thjeshtë e gjetjes së miqve, tani gjërat kanë ndryshuar për të mirë, të paktën kështu pretendon kjo kompani.

Snapchat ka lëshuar një shërbim të ri, ku ju krijoni një link të veçantë dhe i dërgoni dikujt që dëshroni të keni mik, në momentin që ai e hap atë, ai direkt ju ndjek ju.

Për të çuar një URL ju duhet të shkoni tek menuja te klikoni në “add firends” dhe pastaj të zgjidhni “share username”. Në momentin që ai tjetri klikon, ju ndjek automatikisht.

Po ashtu, ju të njëjtin link mund ta postoni edhe në Twitter ose në përshkrimin në kanalin tuaj në YouTube. Ky shërbim është i mundur vetëm për ata përdorues të cilët kanë të shkarkuar versionin e fundit të këtij aplikacioni.

Më përpara, ju duhet të shkruani “usernamen” e saktë të mikut tuaj, ose të skanoni kodin, por tani me link pretendohet se është thjeshtuar shumë procedura për të gjetur miq të rinj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.