Home / Arte / Muzike / Albumi i Saimir Pirgut promovohet në Londër

Albumi i Saimir Pirgut promovohet në Londër

Albumi i tenorit shqiptar me famë botërore, Saimir Pirgu, i titulluar “Il Mio Canto”, është duke u promovuar në Londër nga Opus Arte, shtëpia diskografike e Operas Mbretërore dhe nga studiot e BBC 3.

Bëhet fjalë për një album solo ku përmblidhen ariet më të bukura italiane dhe franceze, të kompozuara për tenorët më të mëdhenj të botës.

Ky promovim koinçidon me performancën e tenorit të madh shqiptar me “La Traviata” të Verdit, që është duke u shfaqur prej disa javësh në Operan Mbretërore të Londrës.

Dalja e albumit të Saimir Pirgut, i cilësuar si “protezheja” e tenorit legjendar Luciano Pavarotti, do të pasohet nga një turne nëpër botë, ku përfshihen performanca në Firence, Moskë, Vjenë, Berlin, Paris, Tokio e Nju Jork.

Albumi është reailzuar me orkestrën e Maggio Musicale Fiorentino, e dirigjuar nga Spernaza Scappucci. Gjatë këtij turneu botëror, në muajt shkurt dhe mars, tentori i famshëm shqiptar do ta sjellë albumin e tij për publikun shqiptar më 5 mars në Tiranë.

“La Traviata”, ku Pirgu luan rolin kryesor të Alfredos, do të shfaqet live nga Opera Mbretërore e Londrës ditën e enjte në mbrëmje në 2.000 kinema në mbarë botën, përfshirë edhe ato shqiptare.

Ndërkohë, në një shkrim kushtuar atij, “Financial Times” e Londrës e vlerëson performancën e tentorit shqiptar me superlativa.

Leave a Reply

%d bloggers like this: