Home / Parlamentare / Beqaj në Kuvend: Krijuam lehtësira për qytetarët në shërbimet mjeksore

Beqaj në Kuvend: Krijuam lehtësira për qytetarët në shërbimet mjeksore

3001-Ministri-i-Shendetesise-Ilir-Beqaj-gjate-seances-plenare-ne-kuvend-Foto-Albert-Myftaraj-ARKIVE-476x350 Në seancën plenare të ditës së sotme, ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, gjatë fjalës së tij nënvizoi lehtësirat për qytetarët që u janë bërë në 300 ditët e para të punës për shërbimet mjeksore.

Beqaj tha se, “në 300 ditë ne arritën të hiqnin TVSH-në për barnat duke filluar që nga 1 prilli, TVSH-në për shërbimet mjeksore dhe këtë e konfirmuam me projektligjin”. Garantimi i furnizimit në vijimësi me barna me mbulim të gjërë në gjithë vendin, ishte një ndër arritjet e përmenduara nga Beqaj për punën e bërë nga Ministria e Shëndetësisë. Ndërsa për pajisjet mjeksore, theksoi ai, do te hiqet TVSH-ja. Ndër të tjera ai falenderoi dhe Komisionin e Ekonomisë dhe Shëndetësisë për miratimin e projektligjeve deri më tani.

Leave a Reply

Your email address will not be published.