Bota

SHBA: Ekonomia ruse po dobësohet nga sanksionet

aaa249Ne tashmë kemi marrë një sërë masash që kanë një ndikim dobësues mbi ekonominë ruse, ndërkohë që po marrim në konsideratë të gjitha mjetet që kemi në dispozicion, deklaroi zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Eric Schultz për sanksionet e tjera të mundshme të SHBA-së kundër Rusisë. “Ne jemi të shqetësuar për mbështetjen e vazhdueshme nga ana e Rusisë për separatistët në Ukrainën Lindore”, theksoi ai. “Kjo është arsyeja për masat që kemi marrë, është arsyeja pse presidenti Putin ndihet gjithnjë e më shumë i izoluar. Dhe kjo është arsyeja pse ne besojmë se opinioni publik, madje edhe në Rusi, po fillon të krijojë pikëpyetje mbi mënyrën e drejtimit të shtetit rus nga ana e Putinit. Kjo është arsyeja pse po krijohet edhe një konsensus ndërkombëtar për këtë”, përfundoi Schultz

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button