Home / Kronika / Nis me dështim seanca ndaj Ismailajt

Nis me dështim seanca ndaj Ismailajt

Në Gjykatën e Tiranës dështoi seanca e parë gjyqësore ndaj Kastriot Ismailajt. Shkak u bë mos krijimi i trupës gjyqësore, pasi kryetarja e trupës Enkelejda Hajro ka dhënë dorëheqjen.

Vetë Ismailaj nuk ishte i pranishëm në seancë, ndërsa përfaqësohej nga avokati mbrojtës.

Seanca e radhës u la për më datë 23 shkurt.

Ai akuzohet nga Prokuroria për pastrim parash në vlerën e 4.6 mln eurove, për shkak se dyshohet se ka krijuar kompani fiktive për të mbledhur të ardhurat nga faturat e prapambetura të energjisë.

Ismailaj ishte administrator i kompanisë DIA, e cila kishte nënshkruar një marrëveshje me Kompaninë CEZ pak vite më parë për të mbledhur detyrimet e prapambetura të energjisë.

Kompania përveç se përfitoi paratë kreu shumë pak aksione në terren. Gjykata ka vendosur masën e sekuestros për pasuritë e biznesmenit në fjalë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.