Kronika e zeze

Vritet një shqiptare në Londër

Një 25-vjeçare shqiptare është vrarë me thikë në Londër nga një 31-vjeçar shqiptar në rrethana dhe motive ende të pasqaruara mirë. Policia Metropolitane ka akuzuar për vrasjen e Elidona Demirajt, shqiparin Arben Rexha, 31 vjeç.

25-vjeçarja ka gjetur vdekjen pasi është vrarë me thikë nga një tjetër shqiptar, i cili besohet se e njihte viktimën, gjatë një zënke në banesën e viktimës, në lagjen Islington, në Londër. 31-vjeçari Arben Rexha ka dalë të martën përpara gjykatës.

Policia britanike është e rezervuar për motivet e vrasjes dhe nuk ka botuar as fotografinë e viktimës dhe autorit të dyshuar për vrasjen. Por shtypi vendas shkruan se fqinjët e viktimës kanë dëgjuar të bërtitura dhe zënka me zë të lartë në aparatmentin ku u gjet viktima, apartment ku ajo banonte që prej dy muajsh. Besohet se policia ka marrë një telefonatë nga një person i cili ka thënë se “kam vrarë një njeri”.

Policia ka tentuar ta mbajë gjallë Demirajn derisa ka ardhur helikopteri i ambulancës, por 25-vjeçarja është deklaruar e vdekur në vendngjarje nga plagë të marra në fyt.

Nuk dihet ende se çfarë statusi qëndrimi kanë pasur viktima dhe autori i dyshuar i vrajses dhe as se çfarë lidhje kanë pasur me njëri-tjetrin. 31-vjeçari Arben Rexha do të paraqitet përpara Gjykatës së Lartë, në Old Baily, në datën 1 mars.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button