Home / Parlamentare / Meta: Reforma territoriale votohet në Kuvend më 31 korrik

Meta: Reforma territoriale votohet në Kuvend më 31 korrik

3001-Kryetari-i-Kuvendit-Ilir-Meta-gjate-seances-plenare-Foto-Albert-Myftaraj-498x350Në nisje të seancës së sotme plenare kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, njoftoi deputetët për mbërritjen në parlament të projektit të qeverisë për reformën territoriale, i cili tha ai, në vijim pritet t’i nënshtrohet procedurave parlamentare. Në përfundim të tyre, drafti i plotë i hartës së re administrative të Republikës së Shqipërisë pritet t’i kalojë për miratim seancës së 31 korrikut, që është dhe e fundit për këtë sesion kuvendor.
Seanca e sotme e Kuvendit, ku sërish mungon opozita, nisi me diskutimin e pr/ligjit “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”. Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, shpjegoi se objektivi i këtij drafti është të sigurojë përputhshmërinë e rregullave të aplikimit të TVSH-së në Shqipëri, me ato të vendeve anëtare të BE-së.
Rendi i ditës i punimeve të Kuvendit po vijon me pr/ligjin “Për përfshirjen dhe aksesueshmërinë e personave me aftësi të kufizuara”, ndërsa më pas pritet diskutimi i ndryshimeve në ligjin “Për dëmshpërblimin e ish të dënuarve politikë të regjimit komunist”.
Pjesë e rëndësishme e punimeve të sotme të parlamentit janë dhe projektligjet që lidhen me reformën në drejtësi, si disa shtesa në Kodin Penal; ndryshimet në ligjin “Për funksionimin e KLD-së”, si dhe ndryshimet në ligjin “Për Shkollën e Magjistraturës”.
Po ashtu, Kuvendi voton sot dhe dekretin e Presidentit “Për kthimin e ligjit “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura “.

Leave a Reply

Your email address will not be published.