Politika

Basha: Ftesë Ramës për reformën në drejtësi, Byroja e Hetimit të miratohet nesër

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë mbledhjes se grupit parlamentar e ka thënë theksin të reforma në drejtës. Basha tha se opozita është e gatshme për reformën, por sipas tij kjo reformë tremb kryeministrin Edi Rama.

“Proces i reformës në drejtësi, i  cili nisi në mënyrë të njëanshme sot ia ka dalë të kthehet në qendër të vëmendjes. Pyetja që shtrohet është kjo: A është reforma në drejtësi vërtetë prioritet për Ramën?. Përgjigjen e kam, por i kërkoj të lërë mënjanë nazet dhe propagandë që e ka bërë zakon. T’i kthejë përgjigje ftesës time publike për t’u ulur me përfaqësues dhe për t’i dhënë vendit reformën në drejtësi ashtu siç e meritojnë shqiptarët dhe jo të një anshme. Opozita e do reformën është gati të bëjë gjithçka, t’i lëmë llafet të ulemi dhe t’i japim popullit një drejtësi të reformuar”, deklaroi Basha.

Ndër të tjera Bashka përmendi edhe tenderat dhe milionat e fituara nga persona të caktuar, duke lënë në mëshirë të fatit qytetarët. Sipas tij kontrolli bazë shëndetësor është një dështim, pasi shumë analiza kanë dalë gabim, ku përmendi edhe disa raste. Ai akuzoi edhe njëherë ministrin Ilir Beqaj për korrupsion.

“As ekonomia. as arsimi dhe as shëndetësia nuk mund të ngrihet nëse nuk luftohet krimi dhe korrupsioni.  Rama të përgjigjet drejt, nëse është për reformën është i mirëpritur dhe le të kryejmë një proces si ai i dekriminalizimit”, tha kreu demokrat.

Më tej Basha foli edhe për Byronë Kombëtare të Hetimit, një institucion për të cilin Partia Demokratike akuzon mazhorancën e sotme se nuk dëshiron të miratojë ligjin për ngritjen e tij, pavarësisht se në fakt ka qenë qeveria e sotme dhe veçanërisht Partia Socialiste që e ka propozuar ngritjen e BHK-së që prej fushatës së zgjedhjeve të 2013-s. Basha autorizoi kreun e grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka, t’i kërkojë Kuvendit gjatë seancës plenare të së enjtes që të miratonte me procedurë të përshpejtuar ligjin për BHK-në, një institucion që pritet të luftojë korrupsionin në nivele të larta, e që sponsorizohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbi modelin e FBI-së.

“Sa i përket Byrosë së Hetimit, duhet të futet në rendin e ditës të së enjtes në Kuvend, pasi gjithçka për të është rakorduar. Taksapaguesit amerikanë, përmes ndërhyrjes së çmuar të ambasadorit Lu, kanë vënë në dispozicion miliona dollarë për të trajnuar ekspertët që do të luftojnë korrupsionin në nivele të larta. Autorizoj sot kryetarin e grupit parlamentar, që t’i kërkojë nesër Kuvendit miratimin me procedurë të përshpejtuar ligjin për Byronë Kombëtare të Hetimit”, deklaroi ndër të tjera Basha.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button