Teknologji

Uellsiani padit Apple dhe… fiton

Pas një beteje juridike 6-mujore me kompaninë Apple, uellsiani Gareth Cross ka dalë i fituar.

Ai kishte blerë në qeshor të vitit të kaluar një orë smart të kompanisë amerikane, versioni Sport, për 339 paund, por vetëm dhjetë ditë më vonë ai vuri re një të çarë në ekran.

Pasi ai kërkoi që ora e tij të zëvendësohej, ose të rregullohej, Apple i ktheu përgjigje negative duke i thënë se kjo nuk ishte në marrëveshjen e garancisë, pasi ishte shkaktuar nga përplasja.

Mirëpo, Apple, në përshkrimin që kishte ne faqen e internetit për Apple Watch Sport, shkruante se ishte “rezistente ndaj përplasjeve”, duke bërë që ai t’i drejtohet gjykates.

Gjykata vendosi që Apple nuk ka respektuar kontratën pasi nuk ka pranuar t’ia zëvendësojë ose t’ia rregulojë orën, duke detyruar që këtë gjë ta bëjë menjëherë, si dhe të paguajë 430 paund për shpenzimet e gjykatës.

Po ashtu, Apple ka hequr pjesën “rezistente ndaj përplasjeve” në përshkrimin për këtë lloj ore.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button