Parlamentare

Veliaj: Ligji i ri për PAK shton kategoritë e personave që përfitojnë e shmang abuzimet

3001-Ministri-i-Mirëqenies-Sociale-dhe-Rinisë-Erion-Veliaj-gjate-seances-plenare-ne-Kuvend-Foto-Albert-Myftaraj-498x350Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj,  tha sot në seancën e kuvendit, se “gjëja e parë që kemi bërë është vendosja e bazave për nje shoqeri solidare”.

Duke falenderuar të gjithë ata që krijuan mundësinë që nëpërmjet projektligjjit për PAK, të mund të shtohen kategori të tjera për ta, Veliaj u shpreh se “ në 300 ditë nëpërmjet projektligjit të ri, do të mund të përfshihen kategori për njerëzit me aftësi të kufizuar, duke iu krijuar mundësia për të qënë pjesë e skemës së ndihmës për ata”.

Sipas tij, projektligji për PAK do të bëhet ne kuadër të mungësive që ka ligji aktual dhe i vjetëruar i njerëzve me aftësi të kufizuar. Për ministrin Veliaj, tani prindërit kanë mundësinë të integrojnë fëmijët e tyre në shoqëri edhe pse me aftësi të kufizuar dhe falë marrëveshjes me Organizatën Botërore të Shëndetësisë, personat me aftësi të kufizuar do të mund të kenë jo vetëm një ndihmës, por edhe 2 në së e kanë të nevojshme. Duke përmenduar arritjet e 300 ditëve, Veliaj u ndal dhe tek krijimi i Këshillit Kombëtar të personave me aftësi të kufizuar, pjesë e të cilit do të jetë edhe Avokati i Popullit, si një autoritet jo vetëm monitorues, por edhe zgjidhës. Këshilli Kombëtar i personave me aftësi të kufizuar do të ketë 7 përfaqësues, funksionale si një strukture qeverisësë dhe përfaqësuese e këtj target-grupi në shoqëri. Ndër te tjera, ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, theksoi se “ky këshill para se të mbrojë të drejtat e njerëzve me aftësi të kufizuar ka për detyrë të mbrojë interesat e qytetarëve të cilët paguajnë taksa në mënyrë të rregullt, që paratë e tyre mos shkojnë dëm nëpër abuzimet e shoqatave apo personave përfaqësues të cilët përfitojne shuma të maëdha parash”. Më tej ai shtoi se e fundit, por jo nga rëndësia “është që e nesërmja do të garantojë meritë për këdo që e meriton”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button