Home / Kronika / Ambasadorja holandeze: Në 2015-n, 10 herë më shumë azilantë shqiptarë

Ambasadorja holandeze: Në 2015-n, 10 herë më shumë azilantë shqiptarë

Ambasadorja e Holandës, Dewi van de Weerd, ka deklaruar se në vitin 2015, numri i azilantëve shqiptarë ka qenë 10 herë më i lartë se në të kaluarën.

“Një situatë që ne nuk e kemi parë në të shkuarën. Shqipëria konsiderohet vend i sigurtë. Të gjithë azilantët do të kthehen. Emigracioni e ka komplikuar situatën në BE”, deklaroi ambasadorja.

Van De Weerd shtoi se “Holanda është dakord me forcimin e kufinjve, pasi sistemi i emigracionit është nën presion. Kriza e emigrantëve është kthyer në një stres-test për të gjithë Evropën”.

Këto komente, ambasasdorja i bëri në Forumin e Politikave Ndërkombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published.