Sporti

SIGAL UNIQA mbështet kampionen e athletikës, Luiza Gega

aaaSIGAL UNIQA Group AUSTRIA ka kënaqësinë të mbështesë këtë vit, një nga 10 sportistet më të mira të botës në sportin e athletikës në 3 vitet e fundit dhe e vetmja shqiptare që mbajti flamurin tonë në Lojërat Olimpike Europiane Baku 2015, ku shkëlqeu me dy medalje (të artë dhe të argjendtë). Ajo është 28-vjeçarja Luiza Gega, mbajtëse e 7 rekordeve kombëtare në disiplinat 800m-1500m si dhe mbajtëse e rekordit të Lojërave Olimpike Europiane në disiplinën 1500m.

Kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon, SIGAL UNIQA Group AUSTRIA, në kuadër të përgjegjësisë sociale dhe mbështetjes që i ka dhënë ndër vite sportit dhe që vazhdon të japë, do të mbështesë financiarisht talenten Gega, duke dhënë kështu shembullin e shkëlqyer për mbështetje të talenteve shqiptarë, që përfaqësojnë Shqipërinë në arenat ndërkombëtare dhe jo vetëm.

Kontrata për mbështetjen e Luiza Gegës, u firmos nga Drejtori i Përgjithshëm i SIGAL UNIQA, z. Avni Ponari dhe nga vetë atletja Gega, e cila i shprehu falënderimet e përzemërta zotit Ponari, duke veçuar se SIGAL UNIQA është e para kompani sigurimesh që ka ofruar mbështetje financiare për të.

Ndërsa, zoti Ponari tha se ishte i kënaqur që po mbështet një talente si Luiza Gega, e cila na ka përfaqësuar denjësisht në kompeticionet ndërkombëtare dhe se SIGAL UNIQA do të vazhdojë të kontribuojë në përmirësimin e sportit në Shqipëri e Kosovë, si dhe në mbështetjen e talenteve shqiptarë.

Luiza Gega është e vetmja athlete shqiptare që përfaqëson Shqipërinë në garat “Diamond League dhe World Challenge” prej më shumë se 3 vjetesh. Ajo ka marrë 12 medalje të arta në “European League III”, ku Shqipëria merr pjesë, është shpallur 8 herë Kampione e Ballkanit, në disiplinat 800m, 1500m dhe 3000m/p, si dhe ka triumfuar 25 herë me medalje të arta në mitingje ndërkombëtare. Sportistja e parë shqiptare, e cila ka arritur Normën Olimpike për të përfaqësuar Shqipërinë në Rio2016, numëron me dhjetëra kompeticione kombëtare e ndërkombëtare si dhe dhjetëra medalje ari dhe argjendi në athletikë.

Përgjatë 17 viteve të aktivitetit të saj, SIGAL UNIQA ka kontribuar vazhdimisht në projekte dhe aktivitete të shumta sociale, kulturore dhe sportive. Në sajë të këtij kontributi, SIGAL UNIQA u nominua nga Qeveria Shqiptare në eventin gala të sipërmarrësve më të mirë të vitit, “Bleta e Artë 2015”, për çmimin “Sipërmarrje në Kulturë”, si një ndër katër kompanitë më të mira që ka mbështetur artin dhe kulturën në vend.

Të bindur mbi rolin që ka sporti për një shëndet më të mirë, SIGAL UNIQA ka mbështetur në vijimësi skuadra sportive si në basketboll, futboll, alpinizëm, aeronautikë, të tilla si: SIGAL Prishtina (kampione e baketbollit kosovar), skuadrat Vllaznia e Valbona (basketboll), skuadrat Tirana dhe Liria (Kosovë) (futboll); SIGAL Cup Albania Open (aeronautikë), Eskpedita në Malin Everest dhe malin Kaçkalar-Turqi (alpinizëm), Klubi Sportiv Vlora (volejboll) si dhe turne të tenisit, hendbollit dhe volejbollit në Kosovë.

Që prej shtatorit 2015 Liga Ballkanike e Basketbollit është riemërtuar “SIGAL UNIQA Balkan League”, emër të cilin do ta mbajë për një periudhë 3-vjeçare.

Të vetëdijshëm se sporti dhe shëndeti shkojnë krah për krah njëri-tjetrit, SIGAL UNIQA Group AUSTRIA, jo vetëm që ka mbështetur shëndetësinë dhe ka ofruar për klientët, në bashkëpunim me spitalet dhe klinikat më të mira private në vend, kartat e shëndetit dhe sigurimin e shëndetit, por përgjatë vitit 2015 erdhi me një risi të re në këtë sektor: ndërtimi  i klinikës lëvizëse SIGAL UNIQA. E para dhe e vetmja e këtij lloji, klinika lëvizëse SIGAL UNIQA ofron ekzaminime shëndetësore falas në të gjithë Shqipërinë, Kosovë e Maqedoni, me fokus tek zonat rurale, aty ku banorët kanë edhe më tepër nevojë, për shkaqe ekonomike dhe infrastrukturore.

Promovimi i Shqipërisë, sportit, turizmit e kulturës, mbështetja e talenteve, promovimi dhe ofrimi i shëndetit të mirë janë vetëm një pjesë e vlerave dhe parimeve që na kanë udhëhequr që prej fillimit të rrugëtimit tonë dhe pa dyshim që do të jenë në fokusin e SIGAL UNIQA Group AUSTRIA pandashmërisht me punën e përditshme dhe besnikërinë ndaj klientëve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button