Moda

Ikonat që i dhanë jetë stilit të veshjes

Dorothy Dandridge

Stili klasik i Dorothy ishte mishërim dinjitoz. Gjithmonë e veshur mirë, e stilit të lartë, të përjetshëm, ku shumica e këtyre zonjave duket se udhëheqin të njëjtin stil edhe sot.

1

Diana Ross

2
Që nga fillimi i viteve ‘60 dhe kohën që ka jetua, Diana Ross ishte një eksperte e modës. Ndikimi i saj ende ndihet edhe sot, veçanërisht për atë që ajo i dha botës së modës një tjetër ikonë, të mrekullueshmen Tracee Ellis Ross.

Eartha Kitt

3
Eartha Kitt ishte e para që u quajt si femra më interesante në botë, e cila kishte një gardërobë të pakrahasueshme. Trupi i saj i imët u mbulua gjithmonë nga fustane joshëse dhe silueta ultra femërore. Ajo ishte e njohur edhe për stilimet me printime kafshësh.

Josephine Baker

4
Ikona e stilit Josephine Baker ishte e njohur për kostumet e saj luksoze. Në fakt, në muzikalin e “Paris Qui Remue” në vitin 1930, ajo kishte ndryshuar rreth 50 kostume të jashtëzakonshme. Baker pëlqente të luante me fustanet dhe audienca franceze duartrokiste sensin e stilit të saj në veshje i përbërë nga mëndafshi, temina dhe kapela me pupla.

Iman

5
Një nga supermodelet e para me ngjyrë është ajo, Iman, ikonë në industrinë e modës. Ajo u zbulua si talente kur ishte studente në Universitetin e Nairobit. Iman eci aq shumë në botën e modës sa shumë nga fotografët më të njohur shprehën interes për figurën e saj.

Grace Jones

6
Grace Jones është vajza më origjinale me ngjyrë. Me karakteristikat e saj të mrekullueshme dhe me një personalitet të papërmbajtshëm, Jones krijoi brendin e saj në industrinë e modës si muza e fundit në këtë fushë. Në këtë foto, ajo është fotografuar në Londër, në vitin 1998 veshur me një dizajn të guximshëm nga Philip Treacy.

Donyale Luna

7
Supermodelja Donyale Luna ishte një nga femrat më të bukura në botë në vitin 1960. Luna filloi modelimin në vitin 1965 dhe brenda disa muajve, një artikull në revistën “Time” deklaroi se viti 1966 do të ishte viti i Luna-s. Ajo ishte modelja e parë me ngjyrë që u shfaq në kopertinën e revistës britanike “Vogue”, një muzë për fotografët legjendarë si Richard Avedon dhe David Bailey, dhe u bë pjesë e shtëpive kinematografike si Warhol dhe Fellini.

Pat Cleveland

8
Pat Cleveland është një nga pionieret me ngjyrë të modës, e cila përmes politikave theu tabutë e asokohe në përjashtimin e modeleve në ngjyrë në vitet 1960 dhe 1970. Ajo nisi të krijojë veshjet e para duke nisur nga vetja dhe u bë e njohur për bukurinë e saj mahnitëse dhe stilin teatror në rrugë.

Pam Grier

9
Stili i zjarrtë i Pam Grier ishte mishërim i viteve ’70. Kurorëzuar me një stil të veçantë flokësh, Grier ishte e njohur për përparimin e saj sipas kulturës vetjake, pantallona të larta, të ngushta dhe këpucë platformë.

Donna Summer

10
Dhe më e vona në kohë, e madhja Donna Summer ishte një primadonë e skenës. Këngëtarja është veshur gjithmonë me stilin më të mirë të modës së viteve ’70. Nga kominoshet e derdhura dhe të buta, tek ato të shkurtra, luksoze, me temina dhe shkëlqim.

Burimi: Essence

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button