Maqedonia

Zaev: Ka prova se “klika në pushtet” ka organizuar ngjarjet e Kumanovës

Kreu i LSDM-së Zoran Zaev mbrëmë para banorëve të lagjes Kapishtec të Shkupit, mes tjerash tha se ka tregues serioz se ngjarjet e Kumanovës më 9-10 maj janë organizuar nga “klika në pushtet”.

“Ka prova serioze se ngjarjet e Kumanovës i ka organizuar klika në pushtet. Dhe në fund, e shihni këtë paturpësi? Një ditë pas ngjarjeve në Kumanovë, ku humbën jetën tetë policë të ri, kanë dhënë 2 milion e 600 mijë euro për televizionet Sitel, Alfa dhe Kanal 5 që sërish të gënjejnë opinionin”, thotë Zaev.

Në këtë takim Zaev ka shtuar se jorastësisht janë kërkuar ministër në MPB që të mund të reagojnë nëse dikush në zgjedhje tenton të vjedh vota apo të bëj shantazh.

“Në Kodin zgjedhor qëndron se ai që blen vota apo frikëson dikë të dënohet me burg prej 3 deri 5 vjet. Për këtë edhe e kërkuam institucionin e MPB-së. Atë që do ta kapin duke vjedhur vota apo duke frikësuar, menjëherë do të pasojë urdhër nga Oliver Spasovski të arrestoj- shtoi Zaev në takim.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button