Home / Te ndryshme / Misteri: Nga e marrin formën shkëmbinjtë ranorë?

Misteri: Nga e marrin formën shkëmbinjtë ranorë?

timthumbGjeologët kanë zbuluar sekretin që u jep gurëve ranorë formën e tyre monumentale: shkaktar është graviteti. Duke studiuar kube rëre në laborator, kërkuesit zbuluan se zonat mbi të cilat ushtrohej presion vertikal ishin të mbrojtura nga erozioni, ndërsa pjesa tjetër shpërbëhej.

Procesi është i vështirë për t’u studiuar, për shkak se gurët ranorë natyrorë e marrin formën ngadalë përgjatë miliona viteve. Thelbësore për eksperimentet, e botuar në Gjeoshkencën e Natyrës, ishte një “rërë e mbledhur” e pazakontë që gjendej në një gurore çeke.

Autori i studimit, dr. Jiri Burthans nga Universiteti Charles i Pragës, tha se studimi i ri zbulonte “Mikelanxhelon” që fshihej pas disa nga monumentet më të mrekullueshme shkëmbore në botë.

“Zona e ushtrimit të presionit është mjeshtri i skulpturës, tregon motin se ku të gërmojë”, shprehet ai. Erozioni i erës dhe ujit, duket se është thjesht instrumenti i mprehtë. Format kontrollohen prej presionit të brendshëm të shkëmbit, që shkaktohej prej forcës tërheqëse të gravitetit.

Modeli i përshpejtuar

Për të treguar se mund të parashikonin format me modele matematike për zonën e caktuar të presionit, dr. Bruthans dhe skuadra e tij ushtruan presion mbi kube të vogla rëre dhe më pas i futën në ujë.

Anët e kubit filluan të binin brenda pak minutave, duke lënë gjithnjë e më pak kokrriza rëre të afta për të përballuar peshën. Teksa procesi vazhdonte, presioni mbi kolonën e mbetur bëri që kokrrizat e rërës të bashkohen dhe t’i rezistojnë erozionit të mëtejshëm.

Kur studiuesit i deformuan pak kubet e rërës dhe ndryshuan drejtimin e aplikimit të presionit, shkencëtarët ishin në gjendje të riprodhon një galeri formash që janë të pranishme në shkëmbinjtë ranorë natyrorë.

Ata ishin në gjendje ta shihnin këtë proces, vetëm prej cilësisë së çuditshme të rërës që përdorën nga gurorja çeke.

Skuadra e shkencëtarëve mblodhi mostra të rërës nga gurorja Strelec, në veri të Republikës Çeke, rëra njihet si “rëra e mbledhur e Strelecit”. Është aq e butë sa për shumë vite është mbledhur duke e lagur, por kur thahej duhej të përdoreshin eksplozivë.

Për eksperimentin e tij, dr. Bruthans përdori blloqe 10 centimetra të rërës së mbledhur që ishte tharë me furrë.

“Ishte veprim i zgjuar përdorimi i kësaj rëre që vepron në mënyrë të ngjashme me shkëmbinjtë ranorë të harkuar”, – komentoi dr. Simon Mudd, një lektor i dinamikave të peizazhit në Universitetin e Edinburgut.

Kur ky material gërryhet, fillon të përqendrojë presionin. Për të treguar se i njëjti parim aplikohet në gurët ranorë normalë, Bruthans dhe skuadra e tij mori kuba normalë rëre nga e njëjta gurore dhe aplikoi mbi ta ngrohje, ftohje dhe kripë, për të stimuluar erozionin natyror.

Misteri zbulohet

Në të gjitha rastet, dr. Bruthans tregoi se ishte shtypja ajo që përcaktonte formën. “Mund ta kontrollosh plotësisht”, – tha ai. “Mund të zgjedhësh drejtimin e kolonës, duke përcaktuar pikat ku do të aplikosh ngjeshjen”.

Një eksperiment madje tregoi se një bllok i rërës së Strelecit, i mbështetur në mënyrë diagonale për të krijuar hapësirë poshtë tij, i lënë për 15 muaj në shi, formoi një hark natyral.

Të gjitha këto procese mund të parashikohen duke modeluar fushën e tërheqjes, u shpreh dr. Bruthans. “Është vetëm tërheqja që ka kontroll mbi formën, asgjë tjetër”.

Skulpturat natyrore të shkëmbinjve ranorë tërheqin çdo vit mijëra turistë nga e gjithë bota, tani ka një përgjigje për formën e tyre.

Leave a Reply

%d bloggers like this: