Ekonomia

Rajoni i Epirit kërkon tregun turistik shqiptar

epiri-turizem-11-300x200Rajoni i Epirit që përfshin zonën e Greqisë fqinje me Shqipërinë po organizon një udhëtim në Ballkan me qëllim promovimin e turizmit dhe produkteve vendase.

Ndalesa e parë u bë në Tiranë, ku prodhuesit e Epirit dhe hotelierët, nisën të premten takime Biznes to Biznes (B2B) me sipërmarrësit shqiptarë, me qëllim për të shfrytëzuar mundësitë e reja të biznesit.

Gjatë dy ditëve të aktivitetit që po mbahet në Hotel Tirana po prezantohen produktet e Epirit, promovimi i markave dhe produkteve, të njohura për cilësinë e tyre në vendet fqinje. Objektivi kryesor mbetet për të rritur ndërgjegjësimin dhe interesin nga shitësit lokalë.

I pranishëm në këtë aktivitet prefekti i Rajonit të Epirit, Alexandros Kachrimani, theksoi se objektivi kryesor mbetet për të rritur ndërgjegjësimin dhe interesin nga shitësit lokalë.

Ndërsa në ditën e dytë do të ketë një prezantim të destinacionit turistik “Epiri” drejtuar shtypit dhe operatorëve turistikë të Shqipërisë, si dhe takimet B2B mes hotelierëve nga Epiri dhe agjentëve të udhëtimit nga Shqipëria.

Epiri është i njohur si një udhëkryq për kulturën, traditën dhe bukurinë unike natyrore. Ky është një destinacion për të gjithë që duan eksperiencën dhe argëtimin. Epiri ofron një shans për të kombinuar llojet e ndryshme të pushimeve në një udhëtim: nga turizmi malor në ujërat blu të brigjeve të Jonit. Objektivi kryesor mbetet për të krijuar vetëdijen dhe interesin për një rajon, i cili është shumë afër për vizitorët e mundshëm të Ballkanit

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button