Home / Parlamentare / Veliaj: Opozita ishte në plazh kur ne diskutonim ligjin e pensioneve

Veliaj: Opozita ishte në plazh kur ne diskutonim ligjin e pensioneve

3001-Ministri-i-Mirëqenies-Sociale-dhe-Rinisë-Erion-Veliaj-gjate-seances-plenare-ne-Kuvend-Foto-Albert-Myftaraj-498x350 Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, tha sot në Kuvend se ndërsa mazhoranca përgatit miratimin e reformës së re të pensioneve, opozita nuk bojkoton parlamentin, por frekuenton plazhin.
Ndërsa diskutohet pr/ligji për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë, ministri reagoi ndaj shqetësimeve të ngritura sot nga opozita në konferencën e organizuar prej saj lidhur me reformën e pensioneve, që pritet të miratohet së shpejti në Kuvend.
“Ne sapo përfunduam gjithë procesin legjislativ në këtë drejtim dhe jemi në prag të miratimit në seancë të reformës së pensioneve, për të cilën është punuar natë e ditë, me orar e pa orar, nga komisioni i Ekonomisë, i Çështjeve Sociale dhe ai i Ligjeve, ndërkohë, që gjysma e këtij parlamenti, siç i keni parë në foto këto ditë, nuk bojkotonte parlamentin, por ishte në plazh. Gjysma e parlamentit, që për tetë vite drejtoi Shqipërinë, ishte në plazh, kur diskutohej ligji i pensioneve. Ka më shumë foto të tyre në plazh se sa komente për pensionet. Megjithatë, pashë sot se pasi u kthyen nga plazhi, të nxirë, ishin të shqetësuar për skemën e pensioneve”, tha ministri Veliaj në seancë.
Ai e cilësoi ‘komike’ këtë situatë, ndërsa akuzoi opozitën e sotme se kur drejtonte vendin nuk pati kurajon të displinonte skemën e pensioneve.
Duke u ndalur tek ligji “Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist”, që po diskutohet sot në parlament, ministri Veliaj akuzoi qeverinë e mëparshme se është tallur me këtë shtresë, ndërsa mazhoranca e sotme, tha ai, e ktheu këtë çështje ‘në një situatë serioze, ku vjen era shtet’.
“Në total, personat që përfitojnë nga ky ligj që janë ish-të dënuar, të gjallë, janë: ish-të dënuar burra mbi 75 vjeç, 1284 bashkëqytetarë; ish- të dënuara femra mbi 75 vjeç, 65 bashkëqytetare; ish- të dënuar burra nën 75 vjeç, 1470 bashkëqytetarë; ish- të dënuara femra nën 75 vjeç, 49 bashkëqytetarë. Përfitues gjithsej 2754 qytetarë të Republikës sonë, të cilëve për herë të parë mund t’u themi: ‘PO’, Partia Socialiste, një parti e majtë është krenare që më në fund arriti të miratojë një ligj të tillë”, nënvizoi ministri Veliaj sot në Kuvend

Leave a Reply

Your email address will not be published.