Ekonomia

Ministria e Punës: Të huajt në Shqipëri, në 2015-ën vetëm 9% ishin femra

bbbFemrat me shtetësi të huaj nuk e shohin shumë tërheqës tregun e punës në Shqipëri. Sipas të dhënave të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë për vitin 2015, vihet re vetëm 9% e lejeve të punës ( ose 121 leje) janë dhënë për femrat me shtetësi të huaj. Kjo shifër është disi më e lartë sa i përket deklarimeve të punësimit, për të cilët numri i shtetaseve të huaja femra për vitin 2015 u llogarit në 208.

Nga viti i kaluar për shtetasit që i përkasin zonës “Shengen”, ata të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shtetasit e Republikës së Kosovës dhe shtetasit e Republikës së Serbisë me përkatësisë etnike shqiptare behet pajisja me «Vërtetim Deklarimi për Punësim». Për vitin 2015 në total u dhanë 1,083 vërtetime për këtë kategori. Po sipas të njëjtit burim gjatë vitit të kaluar u regjistruan 15 raste anulimi të lejeve të punës për të huajt, kryesisht shtetas turq.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button