Ekonomia

Për herë të parë, Kosova partner i dytë për Shqipërinë!

Megjithëse eksportet shqiptare u ulën ndjeshëm gjatë këtij viti, pozitiv është fakti se ato drejt Kosovës janë rritur.

Për herë të parë, shteti fqinj me të cilin flasim të njërën gjuhë bëhet partneri i dytë i shkëmbimeve tregtare, ndërsa i pari është Italia, atje ku shkojnë me shumicë prodhimet e industrisë fason.

Nga të dhënat e detajuara të INSTAT, bëhet me dije se eksportet arritën në 21 miliardë lekë me një rritje prej 11.4%. Peshën kryesore në këto eksporte e zënë giza dhe çeliku, të cilat kanë një volum prej 5.4 miliardë lekë me një rritje vjetore prej 4%.

Më pas vjen lënda djegëse dhe mineralet me rreth 5 miliardë lekë, që panë një zgjerim vjetor prej 22%. Rritje tepër të lartë, ndonëse nisur nga një bazë e vogël kanë shënuar eksportet e produkteve bujqësore. Shitjet e zarzavateve në Kosovë u shtuan me 45%, duke arritur në 750 milionë lekë.

Edhe frutat e eksportuara ishin 50% më të larta se një vit më parë, për të arritur në gati 600 milionë lekë. Vitin e shkuar, eksportet drejt Kosovës ishin 8.6%, ndërsa në vitin 2014, 7.3%. Në vitin 2007, eksportet ishin 5%, pra përpara se të ndërtohej rruga Durrës-Kukës.

Tashmë që infrastruktura rrugore nuk është më problematikë, disa ligje me ndërhyrjen e grupeve të interesit mbajnë pezull tregtinë e lirë midis dy vendeve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button