Kosova

Zyrtari i EULEX-it, për shkelje të ligjit mund të përjashtohet edhe nga puna!

zyrtari-i-eulex-it-p-euml-r-shkelje-t-euml-ligjit-mund-t-euml-p-euml-rjashtohet-edhe-nga-puna_hdZyrtarët e EULEX-it kanë filluar procedurat e identifikimit të personave të cilët kanë qenë pjesëmarrës në shkeljen e ligjit, përkatësisht parkimit të veturës në ambientet publike të palejuara për një gjë të tillë.

Telegrafi, gjatë ditës së mërkurë ka publikuar disa foto në të cilat shihen disa vetura të EULEX-it të parkuara në njërin nga trotuaret në Lagjen Bregu i Diellit – Prishtinë. Fotografitë ishin bërë në ditë të ndryshme.

Si pasojë, zyrtarët e EULEX-it kanë bërë të ditur për Telegrafin se menjëherë pas publikimit të lajmit, grupet e hetuesisë në EULEX, u kanë bërë kërkesë zyrtarëve – përgjegjës për veturat e EULEX-it që të identifikojnë veturat dhe më pas të fillohet edhe me identifikimin e vozitësit/vozitësve.

“Na është kërkuar që të bëjmë identifikimin e veturave. Pas kësaj pritet të ndiqen procedurat e identifikimit edhe të vozitësve/vozitësit”, i ka thënë Telegrafit një zyrtar i EULEX-it.

Sipas tij, pas identifikimit të vozitësve/vozitësit, pritet të merren edhe masat ndaj tyre/tij.

“Në raste të tilla mund të ndodhë që t’i konfiskohet patentë-shoferi. Ndoshta edhe mund të suspendohet për një kohë të caktuar nga puna. Nëse ka qenë i njëjti vozitës, ka rrezik që të largohet nga puna”, ka thënë zyrtari i EULEX-it.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button