Kosova

Çollaku: Fule, rol vendimtar në perspektivën evropiane të Kosovës

Ministri i ntegrimit Evropian, Bekim Çollaku u takua sot me ish Komisionerin e Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe aktualisht i dërguar i Republikës së Çekisë për Ballkanin Perëndimor, Stefan Fule.

“Me Fule biseduam gjerësisht për të gjitha arritjet që janë bërë në rrugën evropiane të Kosovës nga fundi i vitit 2014 kur ka përfunduar detyrën e tij si Komisioner për Zgjerim, për gjendjen aktuale politike në Kosovë, si dhe për rolin e Çekisë në rrugën evropiane të Kosovës”, shkruan Çollaku në rrjetin social Facebook.

Fule, vijon ai, ka pasur një rol vendimtar në perspektivën evropiane të Kosovës përmes hapjes së negociatave për Marrëveshjen për Stabilizim Asocim, që tani do të hyjë në fuqi së shpejti.

“Nga perspektiva e pozitës së tij të tanishme, e njoftova Fule për punët që kemi bërë në përmbushje të udhërrëfyesit për liberalizim të vizave dhe i kërkova mbështetjen e Republikës së Çekisë që ky proces të mbyllet dhe që qytetarët të ndjehen një hap më afër Evropës, përmes udhëtimit pa viza”, përfundon Çollaku.

Ndërsa Fule përgëzoi ministrin Çollaku për reformat e ndërmarra, të cilat u kurorëzuan me nënshkrimin e MSA-së, duke ofruar njëkohësisht mbështetjen e Republikës së Çekisë për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, bazuar në përmbushjen e kritereve të përcaktuara.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button