roze

Jessie J: Në SHBA më vlerësojnë më tepër

Jessie J ka bërë një deklaratë të çudtishme duke thënë se në Amerikë atë e cilësojnë si një këngëtare të madhe, ndërsa një “trajtim” të tillë nuk e merr nga vendi i origjinës, Britania e Madhe.

27-vjeçarja deklaroi se nuk e kanë ftuar asnjëherë të këndojë në “Brit Awards”, pavarësisht se ka qenë dy herë e nominuar për çmimin “Best Female”, në vitin 2012 dhe 2014.

“Kam kënduar në ‘Grammy’, në ‘VMA’… prandaj më vjen keq. Në Amerikë më trajtojnë si njërën nga këngëtaret më të mëdha dhe më pëlqen kjo gjë”, tha Jessie J.

Megjithatë, këngëtarja nuk ndihej kaq shumë e vlerësuar nga amerikanët në vitin 2014, kur tha se në SHBA “njerëzve nuk ju intereson shumë zëri im sa fakti se me kë fle apo çfarë kam për drekë”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button