Home / Bota / Presidenti i Haitit dorëhiqet pa lënë pasues

Presidenti i Haitit dorëhiqet pa lënë pasues

Presidenti haitian, Michel Martelly, ka dhënë dorëheqjen nga detyra pa lënë askënd në vend të tij, kjo pasi zgjedhjet e muajit të shkuar u anuluan pas akuzave për manipulim të votës.

Më pak se 24 orë para dorëheqjes së Martellit ishte arritur një marrëveshje, sipas së cilës Parlamenti do të zgjidhte një president në detyrë deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja në prill. Ndërsa njoftonte largimin, Martelly tha se i kishte thënë presidentit të senatit, deputetëve dhe disa liderëve politikë, se nuk do t’ia dorëzonte vendin askujt që nuk besonte tek zgjedhjet.

Por ai kishte siguruar se do të largohej qetësisht e kjo me qëllim që në vend të ruhej stabiliteti.

Një valë zemërimi shpërtheu pas dyshimeve për manipulim të zgjedhjeve dhe dhjetëra persona u plagosën në vendin e varfër në Karaibe. Haiti ka krijuar për herë të fundit një qeveri tranzicioni në vitin 2004. Ajo qeverisi vendin për dy vjet dhe nisi punën pasi presidenti Zhan Bertrand Aristide u rrëzua nga një rebelim, ndërsa një forcë paqeruajtëse e Kombeve të Bashkuara u dislokua për të ndihmuar në stabilizimin e vendit.

Leave a Reply

%d bloggers like this: