Home / Kronika / Kronika e zeze / Aksident tek Ura e Farkës, dy të vdekur

Aksident tek Ura e Farkës, dy të vdekur

Një aksident i rëndë rrugor, i ndodhur pak pas mesditës së të martës në aksin rrugor që lidh Tiranën me Elbasanin, u ka marrë jetën dy personave.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të vendit të njohur si Ura e Farkës. Dy automjete, një “Alfa Romeo: me targa “AA 378 EE” me drejtues shtetasin Denis Dervishi dhe një mjet furgon me targa “TR 7659 G”, me drejtues Alban Stafa janë përplasur me njëri-tjetrin.

Si pasojë e përplasjes ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit tip “Alfa Romeo”, shtetasi Denis Dervishi dhe një tjetër person që udhëtonte me të, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet paraprake, si dhe po punon për identifikimin e viktimës së dytë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: