Home / Kronika / “Mjeshtër i Madh” – për gazetarin e njohur Agron Çobani

“Mjeshtër i Madh” – për gazetarin e njohur Agron Çobani

Një ndër emrat më të spikatur të gazetarisë shqiptare, një personazh emblematik –  siç e cilësoi sot Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, gazetari i njohur Agron Çobani u nderua me titullin e lartë  “Mjeshtër i Madh“, pas vdekjes.

Radiokronisti më produktiv i Radio Tiranës, skenaristi i dokumentarëve që janë pjesë e vyer e trashëgimisë radiotelevizive shqiptare,  drejtuesi për vite me radhë i institucionit më të madh radioteleviziv në Shqipëri prej 5 dekadash, Radiotelevizionit shqiptar, u nderua  në një ceremoni  të veçantë  organizuar në ambientet e Presidencës.

Për personalitetin shumë dimensional të Agronit, të punës dhe të kontributit të tij në disa gjini të gazetarisë, veçanërisht asaj radiotelevizive, Presidenti Nishani theksoi se është jo vetëm ditë e shënuar, por edhe moment reflektimi për të respektuar vlera që shoqëria shqiptare me mund, pasion dhe përkushtim i ka kultivuar në vite.ceremoni dekorimi (2)

Familjarë, miq, bashkëpunëtorë dhe kolegë të Agron Çobanit, njerit prej drejtuesve pasionantë e plot vizion të Radiotelevizionit shqiptar, u  ngarkuan me  emocion pozitiv për evidentimin  edhe një herë të gjithë asaj që kjo figurë poliedrike përfaqëson për shtypin shqiptar.

Gjatë ceremonisë së organizuar në Presidencë, shkrimtari Nasi Lera dhe kryetari i Unionit të gazetarëve të Shqipërisë Aleksandër Çipa, nënvizuan në mënyrë konçize disa nga kontributet e identifikuara që ka lënë gjatë jetës së tij gazetari i njohur Çobani.

ceremoni dekorimi (4)Bashkëshortja Luljeta Çobani përcolli mesazhin e mirënjohjes për vlerësimin e bërë, por edhe të konsideratës për të gjithë miqtë dhe bashkëpunëtorët e Agronit, i cili  krahas të tjerash, ishte edhe një personazh i spikatur social dhe që mungon me humorin e hollë e solidaritetin e e papërsëritshëm të një njeriu me  tipare civile të veçanta.

Leave a Reply

Your email address will not be published.